INTRO

1624 është viti i miratimit dhe hyrjes në fuqi të Statutit të Monopoleve, legjislacionit të parë në botë mbi pronësinë intelektuale. Statuti u adaptua në Angli, nën regjimin e Mbretëreshës Elizabeta I, për t’u akorduar shpikësve patenta që u garantonin atyre të drejta ekskluzive pasurore.

“1624 | Blog Kërkimor” e mori emrin nga ky vit i rëndësishëm dhe u çel në vitin 2020 me motivimin “Pasurim i rrjetit shqipfolës me informacion bashkëkohor mbi pronësinë intelektuale“. Ky koncept bënte bashkë kërkimin shkencor dhe krijimin e përmbajtjes në gjuhën digjitale, në formë analizash e editorialesh për lexuesin shqiptar që mund të ishte njohës i pronësisë intelektuale, mbajtës i të drejtave ose thjesht kureshtar.

“1624 | Blog Kërkimor” ishte i pari në llojin e tij në Shqipëri dhe fitoi njohje mes lexueve që kishte target, derisa u zhvillua në atë që sot është butiku i parë ligjor shqiptar.

BLOG to BOUTIQUE

Koncepti i butikut ligjor përdoret për studiot që ofrojnë shërbime në një niche fushash ligjore.

Si i tillë, the 1624 – IP & IT Legal Boutique është eksluzivisht i përqëndruar në ligjet e pronësisë intelektuale dhe tekonlogjisë së informacionit për klientë të huaj e shqiptarë, individë apo shoqëri tregtare.

Njihuni me shërbimet për të cilat ju ofrojmë zgjidhje!

the 1624 IP & IT Legal Boutique është themeluar nga Kristi Grabovari dhe mbështetet një rrjet bashkëpunëtorësh shqiptarë e ndërkombëtarë.

Kristi Grabovari – IP & IT Law LL.M.

Kristi ka studjuar në Shqipëri dhe Gjermani. Përvoja e saj përfshin sektorin bankar dhe privat në Shqipëri, por dhe administratën shtetërore në institucione si Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme edhe Kryeministria. Prej disa vitesh është pjesë e HSS IPM GmbH si këshilltare ligjore mbi pronësinë intelektuale dhe teknologjinë e informacionit.

Kristi ka punuar gjatë si autore përmbajtjeje (content writer) në formate dhe mediume të ndryshme, jo vetëm, por kryesisht, mbi pronësinë intelektuale. Është njohëse e mirë e disa gjuhëve dhe legjislacioneve në këto fusha.