IP & IT legal boutique

Më 1624 u miratua dhe hyri në fuqi Statuti i Monopoleve, legjislacioni i parë në botë mbi pronësinë intelektuale.

the 1624 – IP & IT Legal Boutique është një studio ligjore e përqëndruar ekskluzivisht në ligjet e pronësisë intelektuale dhe tekonlogjisë së informacionit, për klientë të huaj e shqiptarë, individë apo shoqëri tregtare.

SHËRBIME

Pronësi Intelektuale

Ne ju mbështesim për çdo nevojë lidhur me pronësinë intelektuale në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht, që nga kërkimi paraprak në treg, regjistrimi i të drejtave tuaja, monitorimi i shkeljeve të këtyre të drejtave ashtu edhe përfaqësimi gjyqësor.

Në çdo juridiksion që ju intereson, ne kemi një ekspert të përgatitur që gjen zgjidhje për pyetje apo problematikë mbi markat, patentat, disenjot, të drejtën e autorit, sekretet tregtare dhe indikacionet gjeografike.

Teknologji Informacioni

Ne garantojmë pajtueshmërinë e aktivitetit tuaj në internet me legjislacionin shqiptar dhe marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është pjesë dhe/ose aplikohen ndaj subjekteve shqiptare.

Gjithashtu, ne sigurojmë që të drejtat tuaja të mos shkelen digjitalisht, përmes këshillimit dhe ndjekjes së procedurave për rivendosejn në vend të të drejtave të shkelura. Nëse ju administroni një portal, keni një faqe e-Commerce, një Blog apo çfarëdo formati tjetër pranie në internet, ne zotërojmë njohuritë e duhura për t’ju ndihmuar.

Një hapësirë unike, që përmbledh artikuj e studime në gjuhën shqipe.

Pronësia intelektuale, industriale dhe e drejta e internetit janë tema përherë e më koherente në Shqipëri. Nëse ju vetë keni shkruar për këto tema, ose keni dëshirë ta bëni – në formën e studimeve akademike dhe artikujve shkencorë, me kënaqësi ju ofrojmë një hapësirë për të publikuar frytet e punës suaj krijuese e kërkimore. Na shkruani!
Picture of a person typing on a typewriter.

Artikujt e fundit