SHËRBIME

Njihuni me shërbimet për të cilat ju ofrojmë zgjidhje.

PRONËSI INTELEKTUALE

E drejtë Autori – Ne ju ofrojmë zgjidhje për mbrojtjen e krijimeve tuaja artistike, si:

Regjistrimi i të drejtës së autorit;

Monitorimi i shkeljeve të mundshme të të drejtave tuaja në terren dhe internet;

Ndërmjetësimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe përfaqësim gjyqësor;

Ndjekja e marrëdhënies suaj me agjencitë e menaxhimit kolektiv dhe Ministrinë e Enkonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;


Marka Tregtare – Ne kujdesemi për portofolin tuaj të markave, një nga asetet më të rëndësishme të brandit dhe aktivitetit tuaj. Zgjidhjet që ne ofrojmë përfshijnë:

Këshillimin mbi mundësitë e regjistrimit të markës suaj në Shqipëri dhe më gjerë;

Regjistrimin e markës suaj tregtare;

Ndryshime në të dhënat e markës dhe/ose zotëruesit të saj;

Monitorimin për shkleje të mundshme të markës suaj në terren dhe internet;

Licensimin e përdorimit të markave tuaja për të tretë;

Ndërmjetësim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe përfaqësim gjyqësor;


Patenta – Pavarësisht përmasës së saj të vogël, Shqipëria ka mjaft patenta të regjistruara. Nëse ju mendoni se keni shpikur një zgjidhje, produkt apo model përdorimi, ne ju sigurojmë:

Këshillimin mbi mundësitë e regjistrimit të shpikjes suaj;

Regjistrimin e patentës për shpikje ose model përdorimi pranë DPPI në Shqipëri dhe pranë zyrave përkatëse jashtë saj;

Licensimin e patentës suaj tek të tretët;

Ndërmjetësim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe përfaqësim gjyqësor;


TEKNOLOGJI INFORMACIONI

Software Ne kujdesemi për zhvilluesit e software-ve përmes një sërë opsionesh, si:

Përpilimi i kontratave për zhvillimin e softuereve;

Përpilimin e garancive;

Licensimin e softuereve që keni zhvilluar ju ose klientët tuaj për të tretë;

Ndërmjetësim për zgjidhje mosmarrëveshjesh dhe përfaqësim gjyqësor;

Emrat Domain Në rast se zotëroni një domain, ne ofrojmë ekspertizën tonë për:

Monitorimin e domainit tuaj;

Ndjekjen e procedurave në rast shkeljeje të të drejtave mbi domainin tuaj;

Rinovimin/ndryshimin/anullimin e domainit pranë regjistruesit;

Ndjekjen e procedurave ligjore në rast pretendimi se domaini juaj shkel të drejtat e të tretëve;

Përfaqësimin pranë institucioneve ndërkombëtare të arbitrazhit si UDRP, CAC dhe WIPO;

Garantimin e pajtueshmërisë së veprimtarisë së domainit tuaj me marrëveshjet dhe aktet ndërkombëtare të aplikueshme;


Faqe interneti – Veprimtaria juaj në internet i nënshtrohet një sërë rregullash ndërkombëtare, që gjithnjë e më tepër po gjejnë rrugën në legjislacionin shqiptar. Për të siguruar që jeni në pëmbushje të rregullave, ne ju mundësojmë:

Përpilim i kushteve të përdorimit për faqen tuaj në internet;

Ndjekja e procedurave ligjore në rast pretendimi për shkelje nga përmbajtja e faqes suaj;

Përfaqësimi pranë institucioneve ndërkombëtare;

Garantimi i pajtueshmërisë;

Nuk jeni të sigurtë për çfarë keni nevojë?

Mësoni mbi pronësinë intelektuale në Blogun Kërkimor 1624 ose na kontaktoni!